Thomas Strakosha luajti sezonin e fundit me fanellën e Lazios. Portieri shqiptar është në kërkim të një eksperience të re, tekas mediat italiane kanë filluar të hedhin hipotezat e para.Nuk përjashtohet një kalim në Bundesligë, por në Pole Position qëndron Premier League. Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim konkret për “gardianin” është Fulham, skuadër kjo që sapo është ngjitur mes më të mirave.

 

 

 

Yt

 

 

Kjo skuadër ka aktualisht 2 portierë tejet interesant. Titullari është Rodak Marek nga Sllovakia që ka qenë në mes të shtyllave 33 herë këtë edicion, ndërsa si zëvëndësues është Pauola Gazzaniga nga Argjentina.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb