Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj zbulon detaje të reja për rastin e pacientes që ndërroi jetë mbrëmë te Infektivi. Sipas tij, 85-vjecarja është pacienti i katërt i transferuar nga Shërbimi i Mjekësisë Interne, pas mbylljes së këtij shërbimi 1 javë më parë si pasojë e Covidit.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë e moshuara 85 vjece ka ndrruar jetë nga komplikacione të rënda kardiake shkaktuar nga virusi Sars Cov 2 duke e cuar numrin e rasteve fatale në 34.

Në buletinin e përditësuar të Ministrisë së Shëndetsisë njoftohet se janë zbuluar në 24 orët e fundit 20 raste të reja me covid 19 ku vatra më e nxehtë mbetet kryeqyteti.

Ndërkohë në spitalin e vetëm COVID në QSUT ka patur shtim të rasteve të shtruara dhe atyre në terapi intensive ku sipas MSH-së janë në gjendje të rënduar 6 pacientë, njëri intubuar mes tyre edhe një tjetër paciente e moshuar e sjellë nga Shërbimi i Mjeksisë Interne.

Skëndaj thotë se me dy rastet urgjente të shkuara sot, numri it ë hospitalizuarve shkon në 29 në këtë spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb