TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  mblodhi kryesinë e PD ditën e sotme në selinë blu, ku propozoi ngritjen e një grupi pune.

Ajo që vihet re në emrat që ka përcaktuar për këtë grup pune është edhe Gent Malko dhe Arben Imami, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të kritikëve ndaj Bashës.

Por gazetarja Elda Menga raporton për BalkanWeb se Arben Imami nuk ka pranuar të jetë pjesë e grupit të punës për ndryshimet statuore.

Imami: “Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundra mbledhjes së kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres të parakohshem. Nuk jam dakord me kete nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune”.

Basha: Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse them kuvend i parakoshhem, që në fakt duhet te ishte në shtator? Pyete si do te krijohet hapësira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhë permes një mekanizmi që çdokush të vlerësohet sipas meritës. Une jam angazhuar që këtë t’i paraqes kuvendit. Statuti është kompetencë e kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni pranine tuaj në këtë grup, për zërin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që procesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullentin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkepunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transforminit te partisë.

Imami:Vendosni dike nga ata që ka patur propozime. Kapaciteti im nuk është per grup pune. Ndoshta është vetevleresim i lartë, por do ta ruaj këtë.

Basha: Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por eshte grup politik me pervojen e duhur per te mbledhur opinionet, propozimet e te gjitheve. Nese nuk hidhet ky hap, nuk mund te nise asnje proces

Kujtojmë se edhe Imami kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bashës si përgjegjsin kryesor të humbjes së thellë të zgjedhjeve por ai nuk është bërë pjesë e asnjë lëvizje.

Pjesë të këtij grupi pune, lideri demokrat ka propozuar edhe nënkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anëtari tjetër i kryesisë  Imami.

Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh. Mbledhja e fundit e kryesisë e zhvilluar në selinë blu ishte në shtator të vitit të kaluar.

Ajo u shoqërua me tensione të shumta, dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e sotmja. Kjo pasi të gjitha degët e partisë kanë përfunduar procesin e analizës së humbjes së zgjedhjeve.

Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: