VELIPOJE– Të tjera detaje zbulohen për drogën e sekuestruar në Velipojë. BalkanWeb mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe një oficer policie i cili dyshohet se kishte dalë garant për transportin e drogës.

Mësohet se efektivi i policisë që është ndaluar është Prel (Enriko) Zylja. Ky i fundit është vëllai i zëvendës shefit të kufirit në Shkodër, Ndrek Zylja.

Arrestimi i tij është kryer gjatë aksionit ku u sekuestruan mbi 1 ton kanabis në Vilun të Velipojës pranë Plazhit.

Droga ishte në një furgon dhe dyshohej se do ngarkohej në një gomone për t’u trafikuar drejt Italisë.
droga ne velipoje
(Në foto: Furgoni ku u gjet droga)

“BalkanWeb” bën me dije se lënda narkotike e sekuestruar gjatë natës aktualisht po peshohet. Ndërkohë, policia vijon hetimet, për të zbuluar detaje të tjera nga ky aktivitet kriminal dhe pritet të japë të dhëna më vonë.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb