Të tjera detaje mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, me dy të vdekur biznesmenin Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin (vdiq sot ne spital) si dhe plagosjen e 21 vjecarit Kreshnik Tusha.

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se policia ka shoqëruar deri më tani 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, sic bën me dije Bezat, ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, vec gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit. Ai njohet si person me precedent të mëparshëm penal.

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Ai po ashtu njihet si mik i ngushtë i një personi me precedent penalë, i njohur edhe si biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: