Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e një 24-vjeçari nga Saranda që u kap me drogë pas bashkëpunimit me policinë greke.

Në pranga përfunduan transportuesi dhe pritësi i drogës. Sarandioti u kap me 76 kg kanabis sativa, e po ashtu në pranga përfundoi dhe 35-vjeçari nga Delvina që priste drogën në Athinë.

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antdrogën, pas informacioneve të marra   nga Policia Kufitare e Sarandës,  se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Sarandë   ishin vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil,  kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur  që në vendin e quajtur Koritiani Thesproti IGumenicë të ndalohet një mjet tip JEEP me targa IKH 4455 me drejtues shtetasin shqiptar A.M. 24 vjeç, lindur  në Sarandë dhe banues në Selanik .

Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën  rreth 73 kilogramë  dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë(Cannabis i përpunuar),  që dyshohet se e ka marrë në një rrugë  rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e  Sarandës dhe Policia e Sarandës.

Në vijim te hetimeve  të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi I lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në  Delvine dhe banues provizor ne Athinë.

Vijonë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët  për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: