DURRES- Detaje të reja zbulohen për sherrin mes një 61-vejcari me kunatën e tij në Durrës. E rrahur barbarisht dhe me disa fraktura në trup ka mbetur 55-vjeçarja Qefsere Koleci pas një konflikti pronësie me kunatin e saj Medi Koleci.

Shkak i këtij konflikti ishte një sipërfaqe toke e cila shërbente si rrugë. Prej vitesh 61-vjeçari Medi Koleci e kishte përvetësuar këtë hapësirë duke e mbjellë me ullinj.

Pas ankesës së 55-vjeçares në autoritetet vendore, INUK i Durrësit, policia dhe administrator i Manzës ndërhynë me fadroma duke e kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme. Duke qenë se 61-vjeçari Medi Koleci së bashku me 2 djemtë e tij Alket dhe Admir koleci e kundërshtuan këtë vendim, ata u shoqëruan në polici duke u mbajtur disa orë në komisariat.

Menjëherë sapo kanë dalë nga komisariati ata kanë shkuar tek prona për të cilën ishin në konflikt dhe kanë rrahur barbarisht 55 vjeçaren. Në ikje ata kanë prerë edhe disa pemë ulliri në pronësi të saj. 55 vjeçarja është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët të cilët e kanë transportuar në spitalin e Durrësit.

Për shkak të gjendjes së rëndë ajo u transportua për ndihmë të specializuar në spitalin e traumës në kryeqytet. Ndërkohë policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 61 vjeçarin Medi Koleci së bashku me dy djemtë e tij me akuzën e Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: