Mediat greke publikojnë detaje të reja në lidhje me gomonen me drogë të kapur nga policia një ditë më parë, pasi ishte nisur nga jugu i Himarës.

“BalkanWeb” mëson se droga e sekuestruar brenda gomones 12 metra të gjatë i kalon 2 ton.

Ndërsa ende nuk janë publikuar emrat e trafikantëve të arrestuar, saktësohet se gjatë ndjekjes, policia greke ka hapur zjarr në drejtim të gomones, duke lënë të plagosur njërin prej gjashtë trafikantëve të arrestuar, 4 shqiptarë dhe 2 italianë.

Policia greke, siç nëson “BalkanWeb” thotë se operacioni nuk ishte rutinë, por se prej disa javësh kishin mbledhur informacione për këtë grup kriminal që ndiqte itinerarin Shqipëri-Greqi-Itali.

SI U PIKAS GOMONIA
Policia greke e ka pikasur gomonen teksa kalonte pranë ishullit të Korfuzit dhe e ka ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë. Në ishullin Tzia, gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: