Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në një banesë në Laprakë, ku shtetësja Veronika Ramadani, 67-vjeç u gjet e vdekur brenda banesës së saj.

Ndërsa policia ka shoqëruar djalin e saj, gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se 45 vjeçari Julian Zisi që u shoqërua për të sqaruar rrethanat e vdekjes së nënës së tij, është me probleme psikologjike dhe epileptik.

Po ashtu nëna e tij rezulton se vuante nga skleroza.

Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, familja kishte histori dhune pasi shpesh herë konfliktoheshin me njeri-tjetrin dhe ndërhynte policia.
Julian Zisi mësohet se mbahet ne polici prej pasdites se djeshme i shoqëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb