VLORE- Pas 9 orësh kërkimesh, është gjetur shëndosh e mirë turistja austriake, që ishte zhdukur në Llogara.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasja Adelt Wolper u zhduk dje, ndërkohë që pas kontrolleve mjekësore, gjendja e saj ishte e mirë. Përveç policisë, në aksionin për gjetjen e turistes morën pjesë edhe banorë të zonës.

NJOFTIMI I POLICISE
Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.
Strukturat Policore të DVP. Vlorë së bashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.
Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb