Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal pranë shkollës “Qamil Guranjaku”, në kryqëzimin Rinia, në Elbasan.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për “BalkanWeb” se autorët kanë hyrë të përgatitur në lokal. Ata kanë nisur të godasin me mjete te forta dhe thika tre pronarët e lokalit, për arsye ende të panjohura.

Bashkë me tre pronarët, të plagosur mësohet se kanë mbetur edhe dy klientë të lokalit që kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur.

Agresorët kanë thyer xhama e karrige, ndërsa sherri është shuar me ndërhyrjen e forcave “Shqiponja”. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Fatmir Popja ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” edhe pamjet e lokalit ku ndodhi sherri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb