TIRANE- Ky që shihni në foto është Stavro Kotorri 18-vjeçari me banim në Tiranë që u kap nga policia e Lezhës teksa tentonte të trafikonte 9 mina me telekomandë, raporton “BalkanWeb”.

Stavro është djali i biznesmenit Hikmet Kotorri i ekzekutuar 4 vite më parë në kryeqytet. Ai u arrestua dje në përpjekje për të trafikuar mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, bashkë me mikun e tij, Franko Çinari, 21 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb” se për të rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal, policia e Lezhës përdori një metode speciale hetimi. Blutë e Lezhës infiltruan një agjent brenda grupit i cili ra në kontakt me ta dhe porositi një minë.

Ndërsa policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar si pjesë të grupit ku bënte pjesë edhe Stavro, po hetohet gjithashtu për të zbardhur qëllimin e prodhimit të minave dhe kush i kishte porositur ato.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb