TIRANE-Shkon në 6 numri i të arrestuarve, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Bernog të Hasit.  Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Në pranga ka përfunduar edhe një shtetas  turk,  i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Identiteti i tije ende nuk behet i ditur për arsye hetimi. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh“- tha Lala.

Burimet thonë se operacioni, i ndërmarrë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në rajon dhe Evropë është ende në vijim. Në Shqipëri në pranga janë vënë 6 persona 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës.

Të arrestuarit: 

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj. Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb