TIRANË

Prokuroria e Tiranës, Drejtoria e Doganave dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave me një deklaratë të përbashkët për mediat kanë dhënë detaje për goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare të vendit, kryesisht në Qafë Botë, por edhe në pikat e tjera, ku janë dokumentuar disa raste konrabande.

Sipas tyre, disa persona kanë shkelur ligjin duke futur mallra dhe makina kontrabandë në Shqipëri pa respektuar asnjë nga rregullat e zhdoganimit.

Nga ky hetim janë zbuluar edhe 10 punonjës policie me shkelje të rënda, ndërsa ndaj tyre janë marrë edhe masat përkatëse.  Katër prej tyre janë lënë në burg dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra. Drejtuesja e Prokurorisë  së Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se ky kontrabandim është sinjalizuar edhe nga autoritetet franceze dhe më pas edhe me bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, është bërë e mundur dokumentimi i plotë i një sërë rastesh abuzive.

Ajo tha se edhe punonjësit e Policisë kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesë  e procesit kontrabandues.

“Prokurori ka kryer hetime intensive për kontrabandën edhe për shpërdorimin e detyrës.  Pjesë e kësaj veprimtaria janë edhe Punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë shpërdoruar detyrën apo duke u bërë pjesë e veprimtarive”-tha Imeraj.

Gjithashtu prokurorja e çështjes, Mirela Cano tregoi edhe emrin e personit, i cili dyshohet të këtë futur disa makina kontrabandë duke shmangur detyrimet doganore.

“Shtetasi Arben Grabovari e ka kryer këtë veprimtari në pika të ndryshme si në Kapshticë, Qafë Botë dhe në Morinë. Të përfshirë 10 punonjës policie, ku ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg për 4 policë dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe po hetohen për shpërdorim e saj”-tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: