GREQI- Policia greke shkatërroi sot një bandë grabitësish të drejtuar nga shqiptarët, aktivë prej 10 vitesh në kryeqytetin grek dhe të kthyer në tmerrin e turistëve, pasi zonat ku ata vepronin ishin aeroportet, metrotë dhe stacionet e autobusëve.

Por fill pasi u arrestuan 27 shqiptarë,1 bullgar, 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit, gazetarja Shpresa Dine raporton detaje të reja për BalkanWeb, referuar të dhënave policore greke.

Mësohet se grupi i grabitësve, duke qënë se edhe drejtuesit i kishte shqiptarë, mbante lidhje me Shqipërinë, aty ku dërgonin shumë nga sendet e vjedhura me autobus.

Sipas saj, ky grup mund të ketë kryer mbi 4000 grabitje gjatë 10 viteve që kanë vepruar në zonat “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe në aeroportin “Eleftheros Venizelos”.

Vetëm në një ditë ky grup mund të kryente deri në 15 grabitje, me një vlerë totale mbi 3500 euro në ditë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: