FIER – BalkanWeb ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen ku u gjet një makinë nën flakë paraditen e sotme në qytetin e Fierit.

Gazetari Ervis Kuci ka raportuar për BW se dyshohet se para se të digjej makina mbi shinat e trenit të qytetit, ka pasur të shtëna me armë.

Sipas policise, në lagjen “8 Shkurti” Fier nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në dretim të lokalit të shtetasit A.B.

Policia menjehërë ka filluar kërkimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes, pasi mendohet se janë larguar drejt Semanit.

Informacion paraprak

Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në dretim të lokalit të shtetasit A.B.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.

Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërko grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb