TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në këto momente ish-grupin parlamentar dhe kryesinë e Partisë Demokratike, ndërsa janë zbuluar edhe temat kryesore, mbi të cilat është përqendruar i gjithë debati.

Gazetari i “BalkanWeb” Osman Stafa bazuar në burimet të brendshme të selisë blu raporton se në “temat e nxehta” janë kriza ekonomike, dënimi i deputeti Ervin Salianji për çështjen “Babale”, PPP-të dhe mbështetja e qeverisë ndaj oligarkëve. Mes tjerash, Lulzim Basha ka folur edhe për paketën anti-shpifje, paketë kjo që përkundër kundërshtive të medias dhe gazetarëve kaloi dje në Kuvend, ndërsa zbatimi i saj pritet të nisë në janar të 2020.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike eshte renduar pas deshtimit te qeverise per te menaxhuar pasojat e termetit dhe perpjekja kriminale per te mbyllur gojen mediave.Rama kerkon t’u mbylle gojen mediave, duke i bere presion kujdo qe hedh drite mbi abuzimin dhe korrupsionin.  Qellimi i Edi Rames eshte mbyllja e gojes se opozites per faktin e vetem se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e ketij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive.  Ervin Salianji mori denim politik, sepse denoncoi perfshirjne ne trafik droge te Ministnte Brendshem. Denimi i Salianjit tregon se si po e perdor Rama drejtesine. Tahiri, qe kanabizoi Shqipërine me Ramen, denohet pune ne sherbim te komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e droges, denohet me burg. Edi Rama zgjati gjendjen e emergjences jo per t’u ardhur ne ndihme qytetareve, por per te justifikuar mungesen e vullnetit te tij per te plotesuar kushtet e vendosura nga bundestagu, pa te cilat Shqiperia nuk avancon dot ne rrugën”- ka deklaruar Basha.

Gazetari i “BalkanWeb” ka zbardhur qëndrimin e Bashës, i cili teksa ka shigjetuar qeverinë për dështim ka shpejtuar të tregojë aksionin e radhës të Partisë Demokratike. Lideri i opozitës tha se PD-ja pas festave të fundvitit do të prezantojë propozimet e veta për reformën zgjedhore, ndërsa më pas do të kërkohet, që brenda muajit janar të miratohet reforma për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama zgjati gjendjen e jashtezakonshme qe te fshehe krizen e thelle ekonomike ku eshte futur vendi. Viti tjeter do te jete nje vit dhe me i veshtire. S’ka rritje pagash, pensionesh, jo lehtesira per biznesit qe po falimenton cdo dite.Edi Rames i duhet gjendja e jashtzakonshme, pasi po pergatit afera te tjera korruptive mbi rrenojat e korrupsionit. Kerkesa ime eshte te rrini prane qytetareve, te ngrini zerin per padrejtesite ndaj tyre. Edi Rama po zvarrit miratimin e reformes zgjedhore, sepse nuk do qe te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet, kusht per nisjen e negociatave të Shqiperise me BE.Pas festave, do te prezantojmë para qytetareve propozimet tona per reformen zgjedhore dhe kerkojme qe brenda muajit janar te miratohet reforma dhe t’i hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe te pergjithshme sa me shpejt.  3 jane pikat kyçe. 1.Zgjedhje te parakohshme, te lira e te ndershme. 2. Bllokimi i reformes zgjedhore konsensuale nga Rama duhet te na gjeje te gatshem te marrim çdo vendim. 3. Angazhim konkret i forumeve per te shpalosur alternativen tone, e cila po finalizohet” ka shtuar Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: