Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, viktima e gjashtë në Shqipëri.

Ministira e Shëndetësisë bëri me dije detaje mbi rastin, duke konfirmuar se gruaja e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv ishte në terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Ajo po ashtu vuante nga hipertensioni.

“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, sqaroi MSH.

Mesohet gjithashtu se “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb