Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i pasdites së sotme tek “Rruga e Kavajës” ku Ajas Sulejmani, 39-vjeç përplasi  Vilma dhe Arjan Konomi bashke me foshnjen e tyre 3-muajshe.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se autori ishte nen ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:

Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb