VLORA

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Vlorë ku një 22-vjeçar i cili po ndiqej nga Policia përfundoi përmbys me automjetin ”Golf” me qera.

Dino Hysaj dyshohet se kishte armë me vete dhe policët i ishin vënë pas pasi 22-vjeçari nuk i ndaloi postbllokut të tyre.

Ai përplasi një makinë dhe përfundoi në rrugë përmbys duke u plagosur. Pas mjekimit në spital ai u shoqërua në komisariat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb