Ervis Zika, drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër është arrestuar në Lezhë. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arrestimi i Zikës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Mësohet se ai është telefonuar nga SHKBB dhe ka pohuar që po ikën në burg për të vijuar punën normalisht, por në Lezhë është prangosur.

Zika u prangos për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në lidhje me vjedhjen ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë. Ndërkohë që ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb