Vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë, opinioni publik është tronditur nga një tjetër atentat.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme (e premte) në Laç.

“Policia dhe prokuroria janë fokusuar tek e kaluara e personazheve duke qenë se ka ndodhur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit një personazh i njohur për policinë. Policia po heton tek lidhjet dhe problematikat jashtë vendit. Është një atentat i mirë-organizuar të dy me rekorde kriminale që i kanë mbijetuar të dy atentateve të mëparshme”, tha Lala.

Sipas saj, Ylli Brahimi është në gjendje të rëndë për shkak të plumbave në turp, ndërsa Klisman Preçi ndonëse u raportua në gjendje më të lehtë, ndërroi jetë pak minuta pas atentatit. “Viktimat e Fushë Krujës kanë pasur njohje të mëparshme me personat që iu bë atentat këtë mbrëmje, por hetimet janë përfshirë edhe tek lidhjet dhe lëvizjet jashtë vendit. Kjo është një tjetër pistë që po hetohet pasi është një hark i shkurtër kohe pas atentatit të trefishtë. Nga dëshmitarët në një kohë të shkurtër, ku ka vetëm një orë nga ngjarja e rëndë, është mësuar janë pritur nga një tjetër automjet. Po ashtu pritet të këqyren edhe kamerat”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: