VLORA

Detaje të reja zbulohen nga atentati me një viktimë në Vlorë. Delon Troqe është vrarë para servisit të vëllait të tij në qytetin bregdetar teksa kishte disa ditë që ishte kthyer në Spanja.

Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga autorët.

Deri më tani po hetohet për ndonjë konflikt të mëparshëm në Spanjë të Troqes me persona të tjerë.

Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Serishtë teksa dyshohet se është përdorur nga autorët të cilët sipas informacioneve u larguan pas atentatit drejt Kaninës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb