TIRANE

Të tjera detaje janë zbuluar nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Këtë javë do të ketë dy seanca parlamentare.

Të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu në Kuvëend pas protestës së studentëve

Ndërkohë BalkanWeb mëson se të premten do të zhvillohet seancë për Vetting-un në politikë. Burime nga grupi bëjnë me dije se të enjten do të rrëzohet dekreti i Presidentit për buxhetin.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të nismave ligjore.

“Duhet koordinim me ministrat, kemi marrëveshje e llogaridhënie,” është shprehur ai.

Në grup është ritheksuar qëndrimi për dialog me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: