GREQI

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb detaje të reja nga kapja e 167 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë 2 ditë më parë.

Mihal Leka, personi që u arrestua për ngarkesën e vendosur në 6 çanta nuk ishte poseduesi i drogës, por transportuesi.

Ai u kap në një fermë teksa Policia greke kishte marrë informacione për tentativën e trafikut të drogës.

Mësohet se një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se fshihet në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb