ELBASAN

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në një lokal afër Universitetit ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, që pak kohë më parë i është vendosur dhe tritol.

Lokali ndodhet saktësisht në lagjen ”Haxhias” teksa dy të rinj kanë mbetur të plagosur nga sherri.

BalkanWeb mëson se mes të plagosurve me sende të forta janë djali i pronarit të lokalit dhe një 24-vjeçari E.Bekteshi me precedent penal.

Po ashtu njëri prej autorëve të sherrit mësohe se  është në kërkim policor dhe dyshohet se është i përfshirë në ngjarje.

Dëshmitarët gjithashtu  kanë pohuar se të rinjtë kishin armë tip pistolete por nuk i përdorën dhe goditën me sende të forta.

Nga konflikti është goditur me sende të forta edhe automjeti i pronarit të lokalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb