SRI LANKA

Ministria e Shëndetësisë e Sri Lankës njoftoi se ndërsa fillimisht ishin raportuar 100 të vdekur, në fund ka dalë se numri i viktimave ishte 253. Kamikazët kanë goditur hotele dhe kisha në Kolombo dhe në qytetin lindor të Batticaloa. Qindra të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët.

Shumica e viktimave ishin vendas, ndërsa mes tyre ka edhe të huaj. Policia tha se janë 9 persona të dyshuar. Forcat policore kanë lëshuar fotografi anekënd vendit të 7 personave, të akuzuar për terrorizëm.

Autoritetet kanë fajësuar një grup ekstremist lokal islamist, National Thoëheed Jamath (NTJ), por thonë se bombarduesit duhet të kenë pasur ndihmë nga jashtë. ISIS tha se ka kryer sulmet, por nuk ka prova që e mbështesin këtë hipotezë.

Detaje të veçanta nga sulmet me bomba në Sri Lanka:

Qindra myslimanë nga frika e sulmeve kanë ikur nga Negombo, vendi ku u krye së paku një sulm.

Sekretari i mbrojtjes i Sri Lankës, Hemasiri Fernando, zyrtari i lartë jo i zgjedhur në departament, njoftoi dorëheqjen e tij të enjten për shkak të dështimeve të inteligjencës

Kisha Katolike e vendit ka njoftuar pezullimin e të gjitha shërbimeve të kishës

Policia thotë se më shumë se 70 vetë janë arrestuar tani

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb