DURRËS

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb detaje të reja nga ngjarja e 23 majit në Durrës që përfundoi me vdekjen e një 53-vjeçari.

Siç raporton gazetarja Haxhiaj, shtetasi Mirjan Ashiku e qëlloi me grusht 53-vjeçarin Zef Krasniqi dhe ky i fundit është rrëzuar përtokë, ku i ka zënë koka në gur. Pas 4 ditësh ai ndërroi jetë te Trauma.

Policia deklaroi se familjarët nuk kishin pretendime, teksa ata kanë thënë se 53-vjeçari vuante nga tensioni i lartë prandaj është rrëzuar.

Tashmë autori akuzohet për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb