ELBASAN 

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Elbasan. Një shtetas 71 vjeç, i quajtur Lefter Zhidru po “lufton” me policinë, pasi nuk pranon të dorëzohet.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “News 24” dhe “Balkanweb” se Zhidru ka pasur një konflikt familjar me gruan e tij dhe pas kësaj, në banesën e tij ka shkuar policia.

Forcat policore janë vendosur tashmë në gjithë perimetrin e sigurisë. Policia i bën thirrje të moshuarit që të dorëzohet.

Vazhdojnë të vijnë edhe forca të tjera RENEA, që kanë rrethuar pallatin ku jeton i moshuari. Forcat RENEA janë me armë.

I moshuari, gjatë rezistencës,  ka plagosur lehtë dy persona, kalimtarë të rastit. RENEA iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Nga banesa e tij është shtënë mbi 1 orë. Tani nuk ka të shtëna me armë, ndërsa RENEA është mirë-organizuar për të neutralizuar 71-vjeçarin Zhidru.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb