Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier. Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë dhe i plagosuri ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”.

Sipas tij ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Një person ka mbetur i plagosur. Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë. Nga pamjet shihen edhe gëzhojat. Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë.  Personi i plagosur ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”. Edhe pse spitali nuk jep informacione për gjendjen e tij por sipas informacioneve ai është në gjendje të rëndë. Mendohet se i plagosuri është një burrë rreth të 50-ve me iniciale A.,B”- tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: