MAMURRAS

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb detaje nga ngjarja në Mamurras që kanë lidhje me vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergj Markut në Laç.

I plagosur nga atentati ka mbetur 65-vjeçari Myslim Lika, që rezulton të jetë babai i Ilir (Xhepaj) Likës . Ky i fundit është nga të dyshuarit kryesorë për atentatin e 2020.

Më tronditëse është se Myslim Lika ëhtë qëlluar sapi kishte varrosur motrën e tij të ndjerë. Vetëm një ditë më parë, Prokuroria mbylli hetimet për dosjen e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç duke akuzuar drejtpërdrejt si autor Eduart Lamajn, ndërsa Ilir Xhepaj Lika, Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe Klaudio Perkola ishin të implikuar direkt apo indirekt nga autori në ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb