TIRANA

Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat nga vendi i ngjarjes raportoi për BalkanWeb se disa të rinj u konfrontuan dhe më pas pas të shtënave mbetën dy të plagosur të cilët u transportuan në spital me makina të rastit.

Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa  fillimisht ka pasur një përplasje makinash pasi në rrugë ka mbetje të tyre. Automjetet drejtoheshin nga autori i ngjarjes dhe një prej të rinjve, më pas ka qenë autori që pas konfliktit fizik nxori armën dhe qëlloi.

Ndërkohë edhe qytetarët kanë konfirmuar për News24 se ka patur një konfrontim paraprakisht mes të rinjve në ambientet e një lokali në njësinë nr.2 në Tiranë.

Të plagosurit janë 32-vjeçari Altin Gjoka dhe 28-vjeçari Jetmir Marashi, banorë të zonës dhe pa precedentë penalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb