Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ku mbeti e lenduar një studente 20-vjeçare nga Berati. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur për shkak të një historie të prishur dashurie për të cilën 30 vjecari nuk binte dakord.
Sipas Bezat Fadil Likaj, 30 vjeç, dyshohet se pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasen Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qyetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë patur një lidhje dashurie të mëparshme.
Ngjarja ka ndodhur brenda lokalit. Të rinjtë janë konfliktuar fillimisht dhe 30 vjeçari në fillim ka hedhur një granatë në tokë pastaj ka qëlluar një here mbi vajzën e cila ka dalë jashtë lokalit duke bërtitur e duke kërkuar ndihmë, ndërsa 30 vjeçari është larguar me vrap. Qytetarë të ndryshëm e kanë ndjekur dhe e kanë neutralizuar derisa mbërriti policia dhe i vuri prangat
(BalkanWeb)