VLORE- Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Delta Force vijojnë një aksion blic në qytetin bregdetar, prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Kur kanë kaluar disa orë nga aksioni i shtrirë në rrugë të ndryshme të Vlorës, dalin disa detaje nga ky operacion.

Gazetari Enrik Mehmeti thotë “BalkanWeb” se forcat e FNSH, të cilat i kanë ardhur në mbështetje policisë së Vlorës, kanë qëndruar së bashku në pikat e kontrolleve, me qëllim rritjen e sigurisë në vend dhe goditjen e krimit.

Mësohet se deri më tani, në kuadër të këtij aksioni është shoqëruar një person, por ende nuk dihen arsyet konkrete. Ndërkaq, janë kontrolluar 20 automjete, ku 5 prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Në vëmendje të policisë janë sidomos mjetet e blinduara, dhe ato luksoze.

Gazetari Enrik Mehmeti thotë se deri më tani nuk është regjistruar ndonjë rast i kundërshtimit të forcave të policisë apo refuzimit të shoqërimit në komisariat. Sakaq, në përfundim të aksionit të policisë në Vlorë, mësohet se do të ketë edhe një bilanc konkret.

Aksioni ka qenë i shtrirë në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar, e më i përqendruar ka qenë në rrugën transballkanike.

Tashmë policia e Vlorës po punon për verifikimin e 5 automjeteve të shoqëruara në komisionarit, si dhe po bëhet kontrolli fizik i tyre.

NJOFTIMI I POLICISE ME DETAJET MBI OPERACIONIN
Vazhdojnë kontrollet nga D.V.P.Vlorë dhe Reparti “Delta Forcë”, për kapjen dhe ndalimin e shtetasve përfshirës në veprimtari kriminale.

Sekuestrohet një automjet, një armë zjarri Pistoletë, vlera monetare prej 6000 Euro dhe aparate celularë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të zbatimit të Planit Operacional ”Vjeshtë 2017”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special ”Delta Forcë”, gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë në përdorim armë zjarri në mënyrë të paligjshme, si edhe shtetasit përfshirës në vepra të tjera penale.

Kontrollet janë ushtruar ndaj ambienteve, automjeteve, dhe personave të ndryshëm.

Nisur nga këto kontrolle të befasishme, policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit për verifikime më të imtësishme, disa automjete, si edhe shtetasit të cilët kanë rezultuar të papajisur me dokumentacione përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Nisur nga këto kontrolle është arrestuar në flagrancë shtetasi :

Ydai Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të automjetit iu konsatatua disa gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, gjithashtu gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën (me qira) që posedohet prej tij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip Pistolet , një shumë vlerash monetare prej 6000 Euro si edhe disa aparate të ndryshme celular, të cilat u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb