Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb detaje të tjera nga operacioni i kontrolleve në disa qytete për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier.

Rreth 7-8 persona janë shoqëruar vetëm në Durrës, kurse një tjetër po merret në pyetje në Fier. Më parë të ndaluar pati edhe në Tiranë.

Prokuroria po heton të gjitha pistat e vrasjes, përfshirë edhe ata që kanë pasur konflikte me të apo familjarë të tij.

Ndërkohë është marrë dhe dokumentacioni i automjetit tip ‘’Range Rover’’ me targa greke, që autori dyshohet se e përdori dhe e dogji poshtë mbikalimit të Baltazezës pasi kreu atentatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb