GREQI

Mediat greke kanë zbuluar detaje të tjera nga plani i 8 shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu i Korfuzit në Greqi.
Shqiptarët kishin organizuar planin që më 15 gusht të arratiseshin. Por ndërkohë ata kishin kërcënuar drejtorin e burgut me jetë, duke i thënë se do të derdhej gjak.

Por më pas Shefi i Policisë së Korfuzit udhëhoqi operacionin që i rrëzoi planin shqiptarëve dhe madje i zbuloi edhe armët, sendet, fishekët, celularët që ata mbanin në muret e burgut.

Tashmë po investigohet se si armët dhe sendet e tjera kanë hyrë brenda në burg dhe kanë rënë në dorë të 8 shqiptarëve të cilët jaë të gjithë të dënuar për krime të rënda në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb