Zbardhen detaje të reja nga plagosja e fëmijës te Pediatria e Tiranës, pas rënies së suvasë. Burime nga Pediatria i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, se nga rënia e suvasë është plagosur një fëmijë i moshës pediatrike.

I njëjti burim tha se në dhomë ka qenë dy fëmijë të moshës pediatrike, ku nga vlerësimi paraprak rezulton se fëmija i plagosur ka dëmtime të lehta.

Ndërkohë, është ngritur një komision për vlerësimin e gjendjes së fëmijës. Ngjarja është përjetuar nga familjarët e të vegjëlve, të cilët kanë pësuar traumë. Suvaja ka rënë në katin e tretë të Pediatrisë, në Shërbimin e Pneumologjisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb