Saranda është tronditur këtë mbrëmje nga një shpërthim me tritol që i është bërë një hoteli.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet hoteli ku ka ndodhur shpërthimi dhe forca policie që kanë rrethuar zonën. Mësohet, se hoteli është në pronësi të familjes së Pajtim Yzeirit nga Fieri.

Ai është vrarë në vitin 2001 në Spanjë ku i është prerë koka.

Nuk dihen shkaqet se përse është vendosur sasia e tritolit, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb