Profesori Michael McFaul pretendon se ka parë detaje të protokollit të takimit të sotëm mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe atij rus, Vladimir Putin, në Gjenevë.

Sipas tij, Putin do të jetë ai që i pari do të arrij në vendin e takimit. Arsyeja është që presidentit rus i pëlqen të vonohet në takime të tilla, dhe t’i lë bashkëbiseduesit të presin.

Ishte ish-presidenti Barack Obama që e kishte pritur 40 minuta në Los Cabos gjatë vitit 2012. Por kësaj here, presidenti amerikan nuk do të pret, por do të shfaqet pas Putinit.

Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.

Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

McFaul thekson që ky format i takimit do të thotë se bota nuk do të shikoj sërish një Helsinki të vitit 2018, kur Donald Trump mbajti konferencën “katastrofale” për gazetarë së bashku me Putinin, ku gjatë takimit nuk morën pjesë zyrtarët që marrin shënime.

Profesori i Stanfordit konsideron që kjo është “një fitore për ekipin protokollar të Bidenit”. Takimi në Gjenevë u organizua në kohën kur raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka vlerësuar që raportet janë më të këqija sesa në kohën e Luftës së Ftohtë. E në rend të ditës do të diskutohen një sërë çështjesh.

Profesori Michael McFaul pretendon se ka parë detaje të protokollit të takimit të sotëm mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Sipas tij, Putin do të jetë ai që i pari do të arrij në vendin e takimit. Arsyeja është që presidentit rus i pëlqen të vonohet në takime të tilla, dhe t’i lë bashkëbiseduesit të presin.

Ishte ish-presidenti Barack Obama që e kishte pritur 40 minuta në Los Cabos gjatë vitit 2012. Por kësaj here, presidenti amerikan nuk do të pret, por do të shfaqet pas Putinit.

Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.

Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

McFaul thekson që ky format i takimit do të thotë se bota nuk do të shikoj sërish një Helsinki të vitit 2018, kur Donald Trump mbajti konferencën “katastrofale” për gazetarë së bashku me Putinin, ku gjatë takimit nuk morën pjesë zyrtarët që marrin shënime.

Profesori i Stanfordit konsideron që kjo është “një fitore për ekipin protokollar të Bidenit”. Takimi në Gjenevë u organizua në kohën kur raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka vlerësuar që raportet janë më të këqija sesa në kohën e Luftës së Ftohtë. E në rend të ditës do të diskutohen një sërë çështjesh.

Për shkak të shmangur ndonjë ekses fluturimet mbi Gjenevë janë kufizuar nga 15 deri në 17 qershor, e nëse në qiellin e qytetit zviceran shfaqet ndonjë aeroplan i dyshimtë – në gjendje gatishmërie janë aeroplanët luftarak.

Policia gjatë samitit do të shpërndajë snajperistët përreth parkut La Granz, që do të punojnë nën mbikëqyrjen e sigurimit të dy delegacioneve.

Ndryshe secili delegacion do të numëroj nga 600 deri në 800 persona. E për samit janë akredituar një numër i madh i ekipeve të gazetarëve nga e gjithë bota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb