BULQIZË

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të shtënat e natës së sotme në Gjoricë të Bulqizës.

Gazetari Enver Doci raporton për “Balkanëeb” se me armë dyshohet se është kërcënuar  Klodian  Reçi, punonjës i sigurimeve shoqërore.

Para ngjarjes ai ka debatuar në telefon  me një shtetas të identifikuar si Shpetim Kaja dhe të birin Rinoldin të cilët i kërkonin që të përshpejtonte procedurat për daljen në pension.

Punonjësi ka thënë se për shkak situatës së Covidit ka qenë i karantinuar dhe kjo ka zgjatur procesin.

Por kjo nuk e ka shuar konfliktin dhe sipas punonjësit Rinold Kaja ka shkuar para banesës së tij dhe ka qëlluar me armë në ajër.

Policia shkoi në vendngjarje dhe nuk gjeti asnjë gëzhojë. Po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb