Mediat angleze kanë raportuar sërish në lidhje me vrasjen e 36-vjeçarit me origjinë shqiptare. Kështu, “Daily Mail”, shkruan se Flamur Beqiri, i lindur në Ferizaj të Kosovës u qëllua me armë për vdekje në pjesën e shpinës, mbrëmjen e 25 dhjetorit. Autoritetet besojnë se vrasja në shtëpinë e tij prej 1.7 milion funtesh mund të jetë pjesë e larjes së hesapeve mes bandave, të cilat operojnë në fushatën e trafikut të drogës. 36-vjeçari ishte në shënjestër kur u kthye në qytetin e tij në Battersea, në Londrën e Jugut, me gruan dhe djalin e tij pak para orës 9.
Vrasësi ka qenë në pritje të ardhjes së shqiptarit me nënshtetësi suedeze, motra e të cilit, Misse Beqiri, është një yll i Real Housewives Of Cheshire dhe ish-gruaja e portierit të Manchester United, Anders Lindegaard. Bashkëshortja e Falmur Beqiriiit, Debora Krasniqi, ka rrëfyer për miqtë se burri i saj ishte qëlluar nga “pas” në befasi të plotë. Mediat shkruajnë se 36-vjeçari ka pasur një plagë të thellë në pjesë e shpinës, ndërsa qafa e tij ka qenë e larë në gjak.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka sekuestruar të gjithë pamjet e kamerave të vendosura përgjatë rrugës ku ndodhi krimi. Fqinjët kanë treguar për një aktivitet të dyshimtë në ditët para sulmit, përfshirë një burrë të veshur me një xhaketë fosforeshente duke marrë mbeturinat dhe një tjetër me pamjet të ngjashme me ata të “Evropës Lindore”. Oficerët e Scotland Yard tani po përqendrohen tek lidhje e viktimës bandat e drogës në qytetin ku u rrit në Malmo të Suedisë. Ai u transferua atje nga Kosova kur ishte fëmijë.
Gruaja e tij u ka thënë miqve se burri “kurrë nuk më tha shumë gjëra” për aktivitetet e biznesit. Ai drejtonte dy kompani një të quajtur Skrilla në Malmo dhe një firmë të quajtur Music Fantabolous. Policia Suedeze ka informuar Scotland Yard se Z. Beqiri, me trashëgimi shqiptare, dyshohej se ishte përfshirë shumë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi. Ai mendohet se ka qenë i lidhur me një bandë në Malmo e cila është përfshirë në konflikte me rivalët e njohur si Los Suecos, që do të thotë ‘Suedezët’, e cila është përfshirë në më shumë se dhjetë vrasje në Suedi dhe Spanjë.
Drejtuesi i “Los Suecos”, Amir Mekky, 22 vjeç, shpëtoi me plagë në këmbë vitin e kaluar kur tre bashkëpunëtorë u vranë jashtë një kafeneje në Malmo.
Në Suedi, Beqiri mori kërcënime me vdekje në Malmo para se të largohej për në Mbretërinë e Bashkuar rreth katër vjet më parë. Në një deklaratë të lëshuar përmes Skoci Yard, familja e tij ka deklaruar: “Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet e tyre. Familja jonë është në gjendje shoku dhe e pikëlluar. Të kesh kaq shumë trishtim në këtë kohë ta copëton zemrën. Ne do të kërkojmë me mirësi që të respektoni privatësinë tonë dhe të na lejoni të pikëllohemi në paqe.” Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Beqiri ka jetuar në Londër katër vitet e fundit.