TUSHEMISHT

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, duke dëmtuar 6-7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.

Siç raporton gazetarja Kodra, ky ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, pasi autorët kanë shkuar drejt hotelit dhe kanë qëlluar makinat e parkuara, duke dëmtuar edhe mjete të pushuesve, që ndodheshin aty. Ndërkohë, mësohet se pronari i hotelit është shtetasi J. M.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb