Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vdekjen e minatorit Muharrem Plaku. 61-vjeçari ngeli i bllokuar në galeri në zonën D, në 450 metra thellësi.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në momentin e shembjes së masivit shkëmbor minatori është futur në një boshllëk katror të ndërtuar prej druri të cilët vendosen ku ka rrezik shembjeje, por ka qenë e pamundur që ky vend të mbrojë jetën e tij.

Kjo pasi janë shembur me qindra metër kub masiv shkëmbor, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme 61-vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: