Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e papritur e 46-vjeçares A. H., në Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra, duke iu referuar burimeve nga policia raporton për “BalkanWeb” se viktima vuante nga ankthi dhe kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa në spital, ishte paraqitur për të marrë qetësues. Dyshimet e policisë, janë se gruaja ka pësuar arrest kardiak.

Për procedurë policia ka çuar trupin e gruas në morg për kryerjen e autopsisë pritet në ditët në vijim përgjigja e mjekësisë ligjore për të qartësuar shkakun e vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb