Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.

Personi që ka vrarë veten është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë me ditje se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.

Express ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë në Gjilan por të njëjtit nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb