MALËSI E MADHE

BalkanWeb mëson detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, teksa vetëm sot pas 5 ditësh u gjetën trupat e viktimave, Klement Papajt dhe Vilson Çutajt.

Zbulohet se tek parcela me kanabis e Danjel Pepajt në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i tij, Rrok Pepaj i cili ishte ngujuar pak më parë prej të birit dhe ultimatumit nga familjet e viktimave.

Ndërkohë Danjel Pepaj e ka qëlluar Klement Pepajn me plumb në ballë, kurse Vilson Çutajn e ka vrarë pasi e ka qëlluar në brinjë.

Prej 5 ditësh të tre personat kanë qenë të zhdukur, por u mësua se ata kanë pasur një konflikt për parcelat me kanabis. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj kanë torturuar Danjel Pepajn pasi e akuzonin se u kishte vjedhur parcelën me kanabis.

Ku i fundi u hakmorr duke i vrarë me armë zjarri. Autori Danjel Pepaj nuk është kapur ende teksa nuk dihet nëse ku fshihet, në Shqipëri apo ka kaluar për në Mal të Zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb