Gazetari Ervis Kuçi solli të tjera detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj gjeti vdekjen pas dhunës së tre miqve të tij.

Ndërsa sot gjykatësi Piro Sota vendosi të kthejë në burg një prej të akuzuarve, pas ankesave të familjarëve të viktimës e ndjekjes së rastit nga News24, detaje të reja u zbuluan mbi ngjarjen në sallën e gjyqit.

Sipas të dhënave të përcjella nga gazetari Ervis Kuci për “BalkanWeb”, tre të akuzuarit kanë qënë në të njejtën kohë në seancën gjyqësore ku janë administruar të gjitha provat, pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe raporti mjeko-ligjor.

Referuar provave, goditjen e fundit ndaj Sinanrrapajt e ka dhënë Festim Alimetaj. Po sipas pamjeve, miqtë nuk janë zënë me mjete të forta por veç me grushte e shkelma mes tyre.

Nga konflikti rezulton të jetë tërhequr i pari Fitim Zekaj, ndërsa i fundit ka konflikti është tërhequr Alimetaj, i cili edhe e ka goditur me grusht

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore edhe viktima ka qenë i dehur.

Masa e sigurisë
Festim Alimetaj 53 vjeç, arrest me burg
Ferdinand Merkaj 44 vjeç, arrest shtepie
Fitim Zekaj 42 vjeç, detyrim paraqitje

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb