GREQI

Mediat greke japin detaje të reja nga atentati ndaj shqiptarit në Athinë të Greqisë. Dyshohet se vrasja është një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës që operojnë në qendër të kryeqytetit grek.

Rezulton se 34-vjeçari ka qenë një person me precedent kriminal pasi është akuzuar e arrestuar më parë për trafik droge e grabitje.

Shkurtin e kaluar atij iu bë dhe një atentat në sheshin Attiki, por arriti të shpëtojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb