LUSHNJE

Mjetit tip “Golf” që dyshohet se u përdor nga autorët e krimit në Lushnje rezulton me targa të vjedhura më 6 gusht në Vlorë, raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

Ai u gjet i djegur në Thanasaj pak pas atentatit mbrëmjen e kaluar teksa brenda mjetit janë gjetur dy armë tip kallashnikov.

Dyshohet se kallashnikovët janë armët që përdorën autorët e krimit për të kryer atentatin në lokal që la të vdekur pronarin Bledar Muça dhe të plagosur kunatin e tij, Judin Velo bashkë me 4 klientë të tjerë të rastësishëm .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb