Gazetarja Dorjana Bezat raporton detaje të reja për BalkanWeb nga zhdukja e dy shoqeve 16-vjeçare që prej 1 janarit të këtij viti në Tiranë.

Vajzat u larguan mëngjesin e dy ditëve më parë nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën.

Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat.

Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘’Qytet Studenti’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb